Të enjten është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës prej 100 eurove, ka njoftuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.
“Pjesa e mbetur e aplikuesve që plotësojnë kriteret për përfitim do të shqyrtohen dhe procesohen me grupin e dytë në ditët në vijim”, ka njoftuar Kurti.
Qeveria ka ndarë këtë vit nga 100 euro për çdo student aktiv në universitete publike e private të akredituara, me aplikim përmes platformës e-Kosova deri në fund të tetorit, ndërsa pagesat do të ekzekutohen në faza pas verifikimit të listave nga institucionet arsimore.



Të tjera
Pesë ushqime që nxisin një tretje të shëndetshme
Me partinë Guxo do të vazhdojmë bashkëqeverisjen dhe të shtojmë punët e mbara e të drejta për shtetin dhe qytetarët
Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit