Numërohen të gjitha votat me kusht, VV i merr mbi 50% – këta janë më të votuarit nëpër parti

Nis rinumërimi i 914 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 914 vendvotimeve, që i takojnë të gjitha komunave të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Vendimi për rinumërim erdhi pas gjetjeve nga procesi i verifikimit të votave të kandidatëve

Sipas raportit, më 10 janar 2026 Sekretariati i KQZ-së ka shqyrtuar videoincizimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, ku janë evidentuar raste të mospërputhjes së votave për kandidatë. Pas këtyre gjetjeve, Sekretariati ka kryer verifikim të brendshëm të fletëvotimeve në 2 për qind të vendvotimeve, përkatësisht në 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më 12 janar 2026 janë verifikuar 33 vendvotime, ku është konstatuar se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk përputhen me numrin e votave të evidentuara në fletëvotime.