Në Londër ka nisur samiti i Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, së bashku me udhëheqësit e disa shteteve të Bashkimit Evropian.
Udhëheqësit pritet të bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.
Procesi i Berlinit është nismë diplomatike e themeluar në vitin 2014 nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mirëpritur udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së.
Kosovën po e përfaqëson kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Ai u mirëprit në samit nga sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.
Shqipëria po përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Serbinë po e përfaqëson kryeministri Gjuro Macut, Malin e Zi kryeministri Millojko Spajiq, Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa Bosnjën kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.
Në këtë samit marrin pjesë edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.
Një ditë para samitit, të martën, Mbreti britanik Charles III e organizoi një pritje për pjesëmarrësit.
Të tjera
VV-ja vendosi standard të ri, Kuvendi nuk është më i varur nga Lista Serbe
Hamasi kërkon ushtrinë turke në Gaza si garanci për armëpushim – Izr@eli e refuzon kërkesën
5 karakteristikat mashkullore që i tërheqin gratë më shumë sesa pamja