Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, mes Zvicrës dhe Kosovës.
Përballja zhvillohet më 5 shtator në stadiumin e Baselit, ku pritet një atmosferë e zjarrtë mes dy tifozërive që ndajnë lidhje të veçanta për shkak të komunitetit të madh shqiptar në Zvicër.
Federata Zvicerane e Futbollit ka vënë në dispozicion linkun zyrtar përmes së cilit tifozët kosovarë mund të sigurojnë biletat e tyre për sektorin e dedikuar: Bli biletën këtu
Kjo sfidë është një ndër më të rëndësishmet në rrugëtimin e Kosovës drejt Botërorit 2026, dhe pritet të sjellë emocione të mëdha brenda dhe jashtë fushës.



Të tjera
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur
Studimet e fundit tregojnë se çfarë do të thotë “të hash thonjtë”