Një pije e shëndetshme për ta nisur mëngjesin është fantastike.
Një nga smoothie-t më të shijshëm është ai me gjalpë kikirikësh. E Shëndetshme, e shijshme dhe ju mbush me energji.
Përbërësit për dy persona
1 banane
1 e 1/2 e gotës me volum 240 ml qumësht
2 lugë caji (tsp) mjalt
2 lugë caji (tsp) gjalp kikiriku
3 lugë gjelle (tbs) tërshërë
1/2 lugë caji (tsp) tumerik
1/2 lugë caji (tsp) kanellë
1/3 kupë kuba akulli
Pak fara susami të zi për t’i shtuar sipër
Përgatitja
Vendosini të gjithë përbërësitë në një blender, përvec farave të susamit dhe bluajini për pak minuta (2-3 min). Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shtoni pak fara susami të zi.
Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm!



Të tjera
Zbulohet shërimi kundër rënies së flokëve
Niseni mëngjesin me këtë pije
5 arsye pse nxehet celulari juaj