Delegacioni i Hamasit në Kajro të hënën, për bisedime rreth armëpushimit

Nisin bisedimet indirekte midis Ha*masit dhe Izr*aelit për marrëveshjen e shkëmbimit të pe*ngjeve

Bisedimet indirekte midis Izraelit dhe Hamasit filluan të hënën në qytetin egjiptian të Detit të Kuq, Sharm el-Sheikh, me qëllim përgatitjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve, raportuan mediat egjiptiane.

Sipas kanalit shtetëror Al-Qahera News, duke cituar burime egjiptiane, bisedimet janë pjesë e përpjekjeve të Egjiptit për të zbatuar planin e armëpushimit në Gaza të Presidentit amerikan Donald Trump.

“Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari po bëjnë përpjekje të mëdha për të krijuar një mekanizëm për lirimin e të burgosurve”, shtuan burimet.

Një delegacion negociator izraelit mbërriti në Sharm el-Sheikh herët të hënën për bisedimet e armëpushimit, ndërsa delegacioni i Hamasit, i kryesuar nga udhëheqësi i grupit Khalil al-Hayya, mbërriti të dielën./trt