Nisma e Limajt – ide e re për zgjidhjen e ngërçit politik dhe formimin e qeverisë

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, në emisionin “Frontal”  ka thënë se dy partitë e mëdha e kanë mundësinë që të bëhen bashkë për një alternativë ndryshe.

Ai shtoi se edhe Nisma është e gatshme të bëhet pjesë e saj.

“Qytetari nuk mjaftohet me thanë po vi me një alternativë ndryshe. Ai don me pa veprime ndryshe. A po e bashkon këtë zë opozitar që duan një qeveri ndryshe, cka po ban ti me veprime konkrete me afru këtë bosht ose këtë ekip?

Prandaj dy partitë e mëdha e kanë këtë mundësi. Atyre po ju flas, atyre që duan një qeveri ndryshe, për me vazhdu njëjtë e kanë LVV-në.

Nisma është e gatshme me dëgju nëse ka një projekt serioz, nëse krijohet ky projekt serioz ku qytetarët me e pa si mundësi reale. Aty ku është Nisma është kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, tha ai