NISMA i kërkon presidentes të mos nxisë zvarritje politike pas nominimit të Konjufcës

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas mandatimit të Glauk Konjufcës për kryeministër nga ana e Vetëvendosjes.

Nisma e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani të mos bëhet pjesë e zvarritjeve politike apo interpretimeve arbitrare që rreziojnë parimet kushtetuese dhe krijojnë tensione të panevojshme.

Komunikata e NISMA-s:

NISMA Socialdemokrate vlerëson se vendi ndodhet në një ngërç të paprecedentë institucional si rezultat i mungesës së vullnetit politik për marrëveshje dhe vendimmarrje të përgjegjshme, dhe si pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme për zgjatjen e pushtetit pa shumicë parlamentare dhe pa legjitimitet politik. Sot është e qartë për të gjithë: Kuvendi i Kosovës nuk ka shumicë.