Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate e ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, të thirrur nga kryeparlamentari Dimal Basha.
Njoftimi:
NISMA Socialdemokrate nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme të orës 11:00, e thirrur me urgjencë dhe pa konsultim paraprak me subjektet politike, ndonëse aty figurojnë çështje të rëndësishme për vendin. Tema të tilla kërkojnë përgjegjësi institucionale, përgatitje dhe debat serioz, jo nxitim e improvizime!
Ne kemi kërkuar me kohë marrëveshje politike, koordinim ndërmjet subjekteve dhe përgjegjësi të përbashkët për të dalë nga kriza, pa kalkulime elektorale!
Kemi ofruar gatishmëri të pakushtëzuar për çdo zgjidhje që i shërben vendit, por nuk kemi pranuar të bëhemi pjesë e skenareve që vetëm sa e thellojnë bllokadën.
Thirrja e kësaj seance, pa agjendë të dakorduar, pa konsultim dhe pa respektim të rregullave parlamentare, nuk e pasqyron seriozitetin që kërkojnë marrëveshjet ndërkombëtare, angazhimet financiare dhe çështjet buxhetore. Këto tema nuk mund të trajtohen si dekor për fushatë dhe as si instrument i propagandës ditore.
Për këto arsye, NISMA Socialdemokrate nuk do të marrë pjesë në këtë seancë të improvizuar.
Ne do të mbetemi të përkushtuar ndaj zgjidhjeve që i shërbejnë qytetarëve, që rikthejnë normalitetin institucional dhe që respektojnë rendin kushtetues.
Në këtë moment vendi ka nevojë për qartësi, përgjegjësi dhe veprim të matur, jo për lëvizje të nxituara me prapaskenë elektorale.
NISMA Socialdemokrate.



Të tjera
Mos bini pre e këtij mashtruesi
Pavarësisht kundërshtimeve izr@elite, Trump thotë se avionët F-35 të Arabisë Saudite do të jenë “të nivelit më të lartë”
GOOOOOOL! Kosova barazon rezultatin ndaj Zvicrës, shënon Muslija