Arbëreshë Krasniqi, deputete e Nismës, është deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur për buxhetin 2026.
Para mediave, Krasniqi tha se Nisma nuk merr pjesë në këtë seancë, pasi sipas saj e njëjta është e thirrur jashtë rregullave ligjore, transmeton Klankosova.tv.
“Nisma dhe zotëri Limaj kanë qenë shumë konstruktiv përgjatë këtyre 10 muajve për t’i dhënë zgjidhje shtetit të Kosovës. Por kjo çështje nuk ka ndodhur. Si rezultat i gjithë kësaj kohe, dhe nga pagatishmëria e Lëvizjes Vetëvendosje dhe vet zotëri Kurtit, nuk është arritur një gjë e tillë, dhe si rezultat i kësaj situate joserioze të parë nga VV-ja, kemi ardhë në një gjendje të tillë”.
“Nisma nuk do të marrë pjesë në seancën e orës 11:00, dhe arsyet që Nisma nuk merr pjesë janë tejet kuptimplota. Është seancë e thirrur jashtë rregullave ligjore”, tha Krasniqi.



Të tjera
Reagimi i shqiptarit historik për Granit Xhakën pas ndeshjes
Granit Xhaka në konferencë pas ndeshjes: Befason për Kosovën
Renditja e shenjave të horoskopit nga më e mira te më e keqja