Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Emergjente është pranuar një fëmijë 5-vjeçare nga fshati Brod i komunës së Shtërpcës, me lëndime në gjoks dhe shpinë.
Sipas familjarëve, fëmija është sulmuar nga një ujk dhe është tërhequr zvarrë disa metra nga oborri i shtëpisë.
Pas pranimit në QKUK, ai ka marrë trajtimin e parë mjekësor dhe është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku gjendja e tij vlerësohet stabile.
“Mjekët kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme, janë aplikuar vaksinat sipas protokollit dhe është konsultuar edhe Psikologu Klinik për mbështetjen emocionale të fëmijës.
Pavarësisht gjendjes stabile, pacientja do të qëndrojë për disa ditë në klinikë për monitorim të mëtejmë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.
Të tjera
Një Përgjegjësi Islame dhe Humanitare”
Turqia rikthen komandën e KFOR-it në Kosovë nga tetori 2025
UÇK-ja do të jetë patjetër në vëmendjen e shtetit shqiptar