Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga disa drejtorë të disa departamenteve kanë realizuar një vizitë dyditore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Republikës së Kroacisë.
Sipas njoftimit vizita filloi me një takim bilateral të realizuar ndërmjet drejtorit Hoxha dhe drejtorit gjeneral të Policisë së Kroacisë, z. Nikolla Milina, për të vazhduar pastaj me një sërë takimesh të përbashkëta, si me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kroacisë, z. Damir Bariq dhe drejtorët e departamenteve e drejtorive të të dy policive.
Në këto takime u diskutuan tema të rëndësishme në fushën e rendit dhe sigurisë publike, në fushën e hetimit dhe luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftimit të krimit transkufitar dhe migrimit të paligjshëm, si dhe në fushën e krimeve të luftës, krimeve kibernetike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar — diskutime këto që synojnë rritjen e bashkëpunimit dhe avancimin e mëtejmë ndërinstitucional.
Delegacioni kosovar, përveç vizitës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, vizitoi edhe Komandën e Ndërhyrjes, ku nga afër u njoftua mbi punën dhe aktivitetet policore që realizohen në këtë qendër, përfshirë prezantimin dhe demonstrimin e pajisjeve teknologjike si dronët, antidronët dhe pajisjet e tjera të njësive speciale.



Të tjera
Vlerat ushqyese të kosit me boronica
Kushtetushmëria dhe ligjshmëria do të jenë për të gjithë, pa dallim kryetarësh
Kosova e publikon listën e të ftuarve për ndeshjet vendimtare ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës