Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur në zyrën e tij sot futbollistët dhe stafin e Dritës një ditë para ndeshjes së rëndësishme që i pret gjilanasit ndaj AZ Alkmaar në Ligën e Konferencës, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti e ka falenderuar Dritën për përfaqësimin dinjitoz që i kanë bërë Kosovës në arenën evropiane, teksa iu uroi fat për ndeshjen e radhës.
Ai gjithashtu ka marrë një dhuratë simbolike nga klubi, një fanellë me emrin dhe mbiemrin e tij si dhe numrin 1.
“Nga 36 ekipe, FC Drita e Gjilanit renditet në vendin e 8-të në Ligën e Konferencës. Shanset i kanë të mëdha për kualifikim në fazën tjetër.”
“Përfaqësuesve të klubit, tranjerit, futbollistëve dhe stafit teknik, që i mirëprita me kënaqësi në kryeministri, i shpreha mirënjohjen për përfaqësimin dinjitoz të shtetit tonë.”
“Bardh e kaltërtit nga Gjilani nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e presin AZ Alkmaar e Holandës në ndeshjen e radhës.”
“Arritja e rezultatit pozitiv do të shënonte tjetër sukses historik për klubin dhe mbarë futbollin tonë. Forca Drita!”, thuhet në postimin e Kurtit.
Kujtojmë se kryeministri në detyrë ishte i pranishëm në stadium edhe ndeshjen e kaluar të Dritës, të cilën e fitoi ndaj Shkëndijes së Tetovës minimalisht 1-0.
Ndeshja e nesërme luhet me fillim nga ora 18:45 në arenën “Fadil Vokrri”.



Të tjera
Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?
Grabitet një taksist në Prishtinë
Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit