Më shumë se një e katërta e shoferëve nuk dinë si ta përdorin treguesin në një rrethrrotullim, sipas një ankete të realizuar nga Klubi Gjerman i Automobilave në Evropë (ACE).
ACE-ja vëzhgoi 30 rrethrrotullime në të gjithë vendin për një orë secili gjatë një periudhe tre-ditore.
U analizuan në total afro 20 mijë vetura dhe u arrit në përfundimin se vetëm 26.6 për qind e shoferëve hyjnë dhe dalin saktë nga rrethrrotullimet.
Shumica gabojnë në përdorimin e treguesve.
Përdorimi i saktë i treguesit në një rrethrrotullim është shumë i thjeshtë:
Kur hyni në një rrethrrotullim, mos e ndizni treguesin, në mënyrë që të mos ngatërroni pjesëmarrësit e tjerë.
Kur dilni nga një rrethrrotullim, sigurohuni që ta ndizni treguesin sa më shpejt të jetë e mundur.
Ky sinjal u tregon shoferëve të tjerë se ku keni ndërmend të dilni nga rrethrrotullimi, gjë që kontribuon në një siguri më të madhe dhe rrjedhë më të mirë të trafikut.
Kushdo që e përdor treguesin gabimisht, ose nuk e përdor fare, rrezikon një gjobë prej 10 eurosh në Gjermani, edhe nëse nuk shkakton aksident.
Të tjera
Pse duhet ngrënë mollët me lëvore
Prishtina po kërkon ndryshim dhe ky ndryshim është i pashmangshëm
Ushtarët e KFOR-it bëjnë stërvitje me helikopterët “Black Hawk”