Sot (e diel 28 shtator), në sallën e banketeve të Royal Regency Hotel, komuniteti shqiptaro-amerikan festoi 35-vjetorin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ditëlindjen e 85-të të ish-kongresmenit me origjinë shqiptare, Joseph J. DioGuardi, dhe të 75-tën të bashkëshortes dhe bashkëpunëtores së tij, Shirley Cloyes DioGuardi.
Në këtë ngjarje madhështore, mes të ftuarve të shumtë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Aty u shënua edhe një moment mjaft i veçantë, ku zonja Shirley Cloyes DioGuardi në shenjë respekti i puthi dorën kryeministrit Kurti.
“Një gjest që zakonisht i rezervohet mbretërve – këtë herë Shirley DioGuardi ia bëri një të riu shqiptar. Simbolikë e veçantë e respektit 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkroi Mazrekaj në Facebook.



Të tjera
A e dini pse brokoli është aq i mirë për fëmijët
Policia konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq
Osmani në Davos me ftesë të Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes