Një grua ka harruar kuletën e saj në tokë në një qendër tregtare në Prizren derisa po bënte fotografi. Kur ajo ishte kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur që s’e ka aty kuletën.
Ajo më pas kishte shikuar kamerat e sigurisë të qendrës tregtare dhe e ka parë se një grup prej disa grave ishin afruar dhe njëra prej tyre e kishte marrë.
Policia ka publikuar fotografinë e tyre për të identifikuar ato meqë nuk ka arritur ta bëjë deri më tani dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gratë që po kërkohen për veprën penale “shpërdorim të pasurisë së huaj”.
“Me datën 08.09.2025 rreth orës 12:40 e dëmtuara femër, derisa ishte duke bërë fotografim në hapësirën e jashtme të qendrës tregtare “ABI Çarshia” në Rr. Ekrem Rexha në Prizren e njëjta kishte harruar kuletën e saj në tokë, ndërsa kur është kthyer te lokacioni i njëjtë ka vërejtur se kuleta e saj nuk gjendet më aty. E njëjta përmes sigurimit të qendrës ka shikuar kamerat e sigurisë, ku ka vërejtur se një grup të personave të gjinisë femërore ndalen afër kuletës saj dhe njëra nga ato e merr kuletën, e së bashku largohen nga qendra. Në bazë të veprimeve hetimore kemi siguruar disa fotografi të personave të dyshuar nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri më tani nuk është arritur të bëhet identifikimi i tyre”.



Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë