Kosova nga sot figuron zyrtarisht si pjesë e Shoqatës Amerikane për Sëmundje Infektive (IDSA) dhe është përfshirë në databazën e saj ndërkombëtare, shkruan KosovaPost.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Gramoz Bunjaku, Specialist i Sëmundjeve Infektive.
Postimi i plotë:
Sukses profesional 🇽🇰🇺🇸
Pas një iniciative personale dhe vendosjes së komunikimit zyrtar me koordinatorë të Shoqatës Amerikane për Sëmundje Infektive 🇺🇸 (IDSA) – shoqatës më prestigjioze në botë në fushën e sëmundjeve infektive, e njohur si Magna Aula e kësaj fushe – Kosova tani figuron zyrtarisht si pjesë e IDSA dhe është përfshirë në databazën e saj ndërkombëtare.
Bisedat kanë filluar muaj më parë, gjatë të cilave kam adresuar çështjen e përfshirjes së Republikës së Kosovës dhe kam sqaruar statusin e saj në raport me IDSA. Pas shqyrtimit dhe konfirmimit nga ana e IDSA, ky angazhim është finalizuar me sukses.
Njëkohësisht, është nder i veçantë të jem anëtari i parë zyrtarisht i njohur nga Kosova në IDSA që përbën precedent, duke hapur rrugën për kolegët tanë që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj platforme globale profesionale.
Ky hap kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në njohje dhe legjitimitet ndërkombëtar, qasje të barabartë, trajnime dhe programe profesionale, mundësi të reja bashkëpunimi me qendra kërkimore globale, përfitime akademike dhe kërkimore, lehtësi praktike për profesionistët në konferenca dhe certifikime dhe rrjedhimisht fuqizim të imazhit dhe diplomacisë shkencore të Kosovës.
P.S Një statement nga ana ime për IDSA shumë shpejtë do jetë i vendosur në website të shoqatës ikonë të sëmundjeve infektive. 🫡



Të tjera
Suplementet dhe vitaminat nuk e parandalojnë depresionin
Asnjë falje pas raportit të FBI-së
Mizoritë e së kaluarës nuk guxojnë të përsëriten kurrë