Një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile, është arrestuar të mërkurën, më 11 dhjetor 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas Policisë, ai dyshohet për krime në periudhën nga 24 prilli deri më 26 maj 1999 në Prizren.
Pas arrestimit, ai është intervistuar nga hetuesit dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Lidhur me veprën e cekur penale, me 11.12.2025 në Aeroportin “Adem Jashari” është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.



Të tjera
Biznesmeni nga Kosova blen dy fshatra në Maqedoni, do të ndërton centralin më të madh fotovoltaik
Maska për flokët që gjithmonë i keni ëndërruar
Milan është klubi më i madh italian, po shijoj çdo moment