Një person (i mitur) është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga i mituri tjetër shumën nga 10 euro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.11.2024 rreth orës 13:07 në rrugën “Rugova”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se i njëjti dyshohet se disa herë përmes mashtrimit ka marrë nga viktima mashkull kosovar (i mitur) shumën nga 10 euro. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Të tjera
Nënshkruhet marrëveshja KIESA–LuxDev për energji të pastër
Sonte Kosova përballet me Suedinë
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve