Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një përlesheje mes disa personave mesditën e sotme në Duhël të Suharekës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi i cili tha se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.
“Sot, më datë 27.12.2025, rreth orës 11:40, është raportuar për një përleshje mes disa personave, e cila ka eskaluar me plagosjen e një personi me armë zjarri. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës. Njësitet policore, menjëherë pas pranimit të informatës, i janë përgjigjur rastit dhe janë duke vepruar në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, në përputhje me procedurat standarde policore”, ka deklaruar Bytyqi.



Të tjera
Ambasada e Kosovës në Uashington hap qendrën e votimit
Sami Hoti takon qytetarët dhe bën thirrje për mbështetje për PDK-në
Dreshaj: Kosova do të jetë para një viti shumë të rëndësishëm prandaj votoni njerëzit e dëshmuar në luftë e në paqe!