Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Livoç të Ulët të Gjilanit ku një person ka humbur jetën dhe dy prej tyre janë lënduar.
“Sot rreth orës 19:30 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit. Ndihma e parë, Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy motoçikleta – raportohet se tre persona janë lënduar në akdient. Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Sipas raportit të mjekëve, njëri nga të lënduarit është sjellë pa shenja jete”, ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dy të lënduarit e tjerë me lëndime trupore, njëri është transportuar për në QKUK, gjersa tjetri vazhdon të trajtohet në Spitalin e Gjilanit”.
Hashani tha se njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.



Të tjera
Gabimi themelor për shkak të të cilit rrobat shpejt ju vjetrohen
Arsyet pse të flesh me barkun bosh është ide e keqe
Një i vd*ekur dhe dy të lënduar pas një ak*sidenti në Livoç të Gjilanit