Një stuhi dëbore e papritur ka goditur zonën lindore të Malit Everest në Tibet, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe mbi 200 të tjerë të bllokuar në lartësi mbi 4,900 metra.
Autoritetet kineze raportojnë se operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim, ndërsa rreth 350 alpinistë dhe turistë janë evakuuar me sukses në qytetin e vogël Qudang. Stuhia filloi të premten mbrëma dhe u përkeqësua gjatë fundjavës, duke zënë në befasi dhjetëra grupe udhëtimesh që ishin nisur drejt majave të Himalajeve gjatë pushimeve të “Golden Week”.
Shumë prej tyre përjetuan hipotermi, ndërsa reshjet intensive dhe rrëshqitjet e akullit e bënë ecjen pothuajse të pamundur.
Edhe pse moti është qetësuar, rrugët mbeten të bllokuara nga dëbora, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të arritur tek personat e fundit të izoluar. Ngjarja ndodh në një periudhë ku edhe vende të tjera të rajonit po përballen me ekstreme atmosferike.
Nepali nga përmbytjet vdekjeprurëse dhe Kina lindore nga tajfuni Matmo, që ka detyruar evakuimin e mijëra banorëve.
Të tjera
Ushqimet përmes të cilave luftohet anemia
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal