Avokati Arianit Koci ka njoftuar se Arbnor Spahiu, ish pjesëtar i Njësisë Speciale Operative, është ndaluar dje nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
Koci ka thënë se Spahiu qe tri vjet nuk punon nëPolici dhe jeton në Gjermani. Ai ka shtuar se Spahiu është marrë në pyetje për rastin “Banjska”.
“Qytetarët e Kosovës po ndalohen dhe po arrestohen në Serbi. Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative (NjSO), është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë. Edhe pse ka tri vite që nuk është më pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin “Banjska”. Përsëris: nuk ka qenë duke punuar në polici në atë kohë. Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar”, ka shkruar në “Facebook” Koci.
Ai ka thënë se është i qartë sinjali që kalimi nëpër Serbi nuk është pa rreziqe.
Vetëm pak ditë më parë, një ish-polic tjetër – Aleksandar Vlajiq – e ka pranuar fajësinë se ka punuar për shërbimin sekret serb (BIA) dhe është dënuar për spiunazh. Me këtë është vërtetuar se BIA serbe ka vepruar brenda territorit të Kosovës dhe brenda strukturave të saj të sigurisë. Ndalimi i Arbnorit po duket si reagim i drejtpërdrejtë ndaj këtij zbulimi. Një përpjekje për të frikësuar, për të ndëshkuar dhe për të krijuar pasiguri – sidomos për ata që dikur kanë shërbyer në institucionet e sigurisë së Kosovës. Ky është një sinjal i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës: kalimi nëpër Serbi nuk është pa rreziqe. E dini që pak ditë më parë, është ndaluar edhe një ish-deputet. Pas disa orë marrjesh në pyetje, është liruar.”
Të tjera
Punonjësit e Microsoft-it protestojnë kundër kompanisë për lidhjet me luftën e Izraelit në Gaza
Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë
Kualifikueset e Botërorit 2026, programi i Kombëtares së Shqipërisë për shtator