KFOR, misioni i NATO-s, ka bërë të ditur se një kontingjent i forcave rezervë ka filluar vendosjen e tyre të përkohshme në Kosovë, për të kryer një sërë aktivitetesh stërvitore.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se është një kontingjent i parë i Gardës Skoceze, një regjiment këmbësorie i mekanizuar nga Mbretëria e Bashkuar, ku do të stacionohet përkohësisht për qëllime stërvitore.
“Ky aktivitet kryhet rregullisht dhe synon të rrisë gatishmërinë operacionale dhe aftësinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive zhvillimeve përkatëse të sigurisë”, thuhet në fund në njoftimin e KFOR-it.
Të tjera
Leon Avdullahu zgjodhi Kosovën para Zvicrës
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim