Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, në shtatëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Fadil Vokrri. i cili qe ndarë nga jeta më 9 qershor të vitit 2018, mbetet një prej figurave më të rëndësishme në historinë e sportit dhe futbollit në Kosovë. Ai ishte jo vetëm një futbollist i madh dhe ish-president i Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe një udhëheqës kyç në procesin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Përmes një postimi në Facebook, Duka e ka quajtur Vokrrin një figurë që i mungon çdo ditë botës së futbollit.
“Shtatë vite pa legjendën Fadil Vokrri. Një mik i rrallë, një simbol i futbollit në Kosovë, një figurë historike që i mungon çdo ditë botës së futbollit, shoqërisë dhe zemrave të të gjithë atyre që e donin. Njeriu që hapi rrugën e ndërkombëtarizimit dhe zhvillimit të futbollit kosovar nuk harrohet kurrë!”, ka shkruar Duka.



Të tjera
Pse gratë përballen me depresion pas lindjes
Pse duhet konsumuar vezët?
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë