Është mbajtur një minutë heshtje për Diogo Jotan dhe Andre Silvan, përpara ndeshjes Portugali-Spanjë sonte, si pjesë e Kampionatit Evropian të Grave të UEFA-s.
I gjithë stadiumi Wankdorf në Zvicër ishte i heshtur, ndërsa lojtaret u mblodhën në qendër të fushës, krah për krah, transmeton Klankosova.tv. Kjo ndodhi pas një interpretimi emocionues të himnit kombëtar portugez.
Futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota, ka humbur jetën në moshën 28-vjeçare.
Siç raportohet, lojtari vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku në zonën e Zamora, në kilometrin e 65-të të autostradës A52, pranë Komunës së Palacios de Sanabria.



Të tjera
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arreston një kosovar
KQZ ndryshon vendimin, sjell një ditë më herët shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim