Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht sot gjatë rinovimit të një ndërtese në Prizren, pasi një mjet metali i ra në kokë.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Ju informojmë se me datë 23.11.2024, në ora 15:40, në rrugën “Ekrem REXHA ” në Prizren , në një ndërtesë e cili është duke u renovuar, brenda në katin e fundit të saj, derisa një puntor ishte duke punuar nga lartësia bie një profilë metali, I njëjti e godet në kokë puntorin A. G. 25 Vjeçar nga fshati Vragoli, fushë Kosovë dhe për pasoj i njëjti vdesë, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi Urgjences”, tha ai në një përgjigje me shkrim.
“Policia në konsultim me prokurorin kujdestar janë duke hetuar rastin”, tha Bytyqi.
Të tjera
Nënshkruhet marrëveshja KIESA–LuxDev për energji të pastër
Sonte Kosova përballet me Suedinë
KFOR-i gjerman trajnohet për identifikimin dhe ndjekjen e dronëve