Vetëm një natë përpara finales së madhe të Big Brother VIP Albania 4, emocionet kanë kapluar shtëpinë.
Dy prej finalisteve, Egli dhe Rozana, janë parë të përlotura, duke mos e fshehur dot trishtimin për fundin e këtij kapitulli të paharrueshëm.

Në atë çast, edhe Rozana u pa me lot në sy, duke e kthyer skenën në një nga momentet më prekëse të këtij edicioni.
Banorët kanë kaluar një ditë të mbushur me emocione, ndërsa nesër i pret nata më e rëndësishme – finalja, ku do të shpallet fituesi i sezonit.
Ndërkohë, vetëm disa orë më parë, Egli dhe Gjesti u panë duke shkëmbyer puthje të zjarrta në dhomën e gjumit.
Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh e luhatshme, pasi Gjesti ka treguar hezitime dhe tërheqje të herëpashershme gjatë rrugëtimit.
Finalja është gati të nisë, emocionet janë në kulm – dhe publiku po pret me padurim të zbulojë kush do të jetë fituesi i Big Brother VIP Albania 4.
Të tjera
Naim ef. Tërnava takim lamtumirës me zyrtarin e ambasadës turke në Kosovë
Asnjë votë për Verica Qeraniqin nga Lista Serbe
“Faleminderit që respektoni Kushtetutën e Kosovës” – Basha ia ndal tri herë fjalën deputetit serb Igor Simiq