Sipas MAShTI-t, provimi është zhvilluar në 158 qendra testimi, ku maturantët janë sistemuar në gjithsej 1,335 salla.
Raportet nga komisionerët konfirmojnë se testi ka nisur në kohë dhe se nuk janë evidentuar parregullsi të theksuara gjatë procesit.
Megjithatë, për shkak të përdorimit të pajisjeve të ndaluara – konkretisht telefonave të mençur – një numër i konsiderueshëm nxënësish janë përjashtuar nga testi.
“Për shkak të përdorimit të telefonave kësaj radhe janë larguar një numër i konsideruar i nxënësve”, ka njoftuar MASHTI.
Ministria ka bërë të ditur se një raport i detajuar do të publikohet javën e ardhshme, pas analizimit të të gjitha të dhënave nga kryetarët e qendrave të testimit.
MAShTI ka falënderuar të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e provimit, duke përfshirë mësimdhënësit, administratën shkollore, inspektorët, Policinë e Kosovës dhe institucionet lokale që kanë kontribuar në këtë proces.
Të tjera
Partneriteti i Presidencës me komunitetin e bizneseve për të hapur dyert te gjigantët amerikanë tashmë ka sjellë rezultate konkrete
Arr*estohen katër zyrtarë policorë, dyshohen për manipulim me prova
Temperaturat nesër deri në 32 gradë Celsius