Një person është dërguar pa shenja jete nga familjarët e tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Kështu ka konfirmuar për tëvë1.info, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Shehremet Elezaj i cili ka thënë se sipas informatave fillestare, viktima ka qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat.
Sipas Elezajt, me rastin janë duke u marrë veprimet e nevojshme hetimore.
“Sot rreth orës 08:15, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë jemi njoftuar se një person i moshës madhore nga fshati Javiq ishte dërguar nga familjarët pa shenja jete. Vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informatave fillestare, viktima kishte qenë në oborr dhe pas hyrjes në shtëpi kishte humbur ndjenjat. Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”, ka deklaruar Elezaj.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar