Një person i zhdukur në Gjilan, vetura gjendet pranë pendës së Livoçit

Një person i zhdukur në Gjilan, vetura gjendet pranë pendës së Livoçit

Një burrë kosovar ka raportuar në polici zhdukjen e vëllait të tij, i cili është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

 

Sipas ankuesit, gjatë kërkimit ai ka gjetur veturën e personit të zhdukur, së bashku me disa rroba dhe telefonin e tij, pranë pendës së fshatit Livoç.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e zhdukjes.

Rasti është duke u trajtuar si person i zhdukur dhe hetimet po vazhdojnë.