Një person është lënduar gjatë kërcimit nga ura në Liqenin e Ujmanit. I njëjti fillimisht u trajtua në Spitalin e Mitrovicës e më pas u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin për lëndimin e tij e bëri të ditur kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
“Informatat i mora nga qytetarët që ishin në vendin e ngjarjes kurse rreth gjendjes së tij shëndetësore më informoi policia lokale të cilët më informuan se personi i lënduar fillimisht ka shkuar në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas e kanë dërguar në QKUK”.
“Kurse lëndimet i ka marrë kur ka kërcy në ujë, ka lëndime në kokë dhe në njërin krah të dorës”, pohoi Zeqiri.
Me këtë rast, ai i uron shërim të shpejt të lënduarit derisa ndan edhe fotografi nga vizita e tij në Ujman.



Të tjera
Sa minuta vrap duhen në ditë për qeliza të shëndetshme
Ushqimet që duhet t’i ketë fëmija në çantë
Pëlqeni keçap apo salcë domateje, ky shkrimi do ju bëjë të ndryshoni shije