Konsumimi i një portokalli në ditë mund të mbajë larg problemet e syve.
Sipas një studimi të fundit nga profesori Bamini Gopinath, i Universitetit të Sidnejt, thuhet se flavonoidet e portokallit janë antioksidantë të fuqishëm që mbrojnë shikimin.
“Flavonoidët gjenden pothuajse në të gjitha frutat dhe perimet”.
“Ato kanë veti antiinflamatore për sistemin imunitar. Por, për arsye që ende nuk i dimë, flavonoidët e portokallit janë më të mirë për shikimin sesa ato të mollës”, shpjegon Gopinath.
Studimi është publikuar i plotë në “The American Journal of Clinical Nutrition”.



Të tjera
Nofka e Vedat Muriqi në Spanjë po habit tifozët
Joseph: Shpresoj që Gjykata Kushtetuese të mos vendosë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës
140 mijë euro transaksion i dyshimtë – Gacaferri ironizon: “Albini i keq…”