Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë doli edhe në konferencë për media, e ku i hedhi lavdratat e shumta karshi qeverisë së tij. Ai aty u ripërsërit për buxhetin e vitit të ardhshëm prej 4 miliardë euro, dhe rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijët e edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik.
Kurti në konferencë vëri në fokus atë se për katër vjet ka pasë rritje të bruto produktit, nga 7 miliardë në 12 miliardë.
“Kur kemi marë detyrën bruto produkti vendor që na kanë lënë paraardhësit ka qenë 7 miliardë. Prej 7 miliardë në 12 miliardë. Rritje prej 71 për qind. 71 për qind e kemi rritur mandatin bruto produktin. Kjo i bie që brenda 4 viteve, brenda 5 viteve një familje i rritet pasuria prej 71 për qind, e Kosova është shtëpia jonë. E kemi gjetur 7 miliardë vitin e ardhshëm është 12 miliardë. Këso suksesi nuk ka pasë asnjëherë”, tha Kurti.



Të tjera
Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e Abdulhadi Krasniç për Mamushë
Prishtinë që punon për të gjithë, plan konkret për lagjen Dardania
Pedri i shtohet listës së lëndimeve te Barça – kur mund të kthehet?