Wimbledon-i, një nga ngjarjet më prestigjioze të sportit botëror, është gjithmonë një pikëtakim për yjet e famshëm nga e gjithë bota.
Një moment i pazakontë ndodhi gjatë ndeshjes së zhvilluar në fushën qendrore mes Novak Gjokovic dhe Flavio Cobolli, kur vëmendja e publikut u zhvendos nga loja në tribunë.
Gjatë barazimit të setit të parë, kamerat fokusuan aktorin e njohur britanik Hugh Grant, i cili ndodhej në mesin e spektatorëve.
Ajo që u vu re menjëherë ishte fakti se aktori, i ulur me syze dielli, dukej qartësisht në gjumë. Momenti nuk u shpëtoi as kamerave televizive, e as syrit të publikut, dhe pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
Pavarësisht përpjekjeve të syzeve të diellit për të fshehur situatën, përdoruesit e rrjeteve sociale u treguan të shpejtë në komentet dhe reagimet e tyre. Shumë ndanë meme dhe komente humoristike, duke e parë situatën si një “moment klasik britanik”.
Në internet, momenti u prit me sportivitet dhe humor. “Kur edhe tenisi i Wimbledon-it nuk mund të të mbajë zgjuar…”, shkroi një përdorues në Twitter.
Të tjerë e quajtën një nga momentet më “njerëzore” të këtij edicioni, ndërsa disa e përmendën me ironi lodhjen që mund të ketë ndjerë aktori pas ndonjë nate të gjatë.



Të tjera
Pak risi në listat zgjedhore, partitë prezantojnë kandidatët për 28 dhjetor
Të jetuarit në zonat rurale disavantazh për mposhtjen e kancerit
Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar propozimin e paqes