Dhunim Seksual 780x439

Një tjetër e mitur dhunohet në Vushtrri, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tjetër rast dhunimi që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00.

“Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur.

Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Ndryshe dje në Lipjan është arrestuar një kadet i Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Arbër Beka, zëdhënës i Inspektoratit të Policisë së Kosovës.

“Hetuesit e IPK-së janë njoftuar nga Policia lidhur me këtë rast. Me të pranuar njoftimin kanë shkuar në Stacionin Policor Lipjan DRP-Prishtinë, dhe kanë ndërmarrë veprimet fillestare hetimore për të cilat është njoftuar Prokurori i Shtetit (prokurori kujdestar). Pas prezantimit të të gjeturave të hetimit deri në atë fazë të hetimit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar të dyshuarin (kadetin policor), për të cilin Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim për caktimin e masës së ndalimit për 48 orë me dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunimi” nga neni 277 të KPRK-së”, ka thënë ai.