Një ish-ekzekutiv rus i naftës është gjetur i vdekur pasi me sa duket ka rënë nga dritarja e banesës së tij në Moskë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mikhail Rogachev u gjet jashtë banesës së tij dhjetë-katëshe në Moskë.
Agjencitë ruse të lajmeve thanë se autoritetet po e trajtonin vdekjen e tij si një vetëvrasje.
Kanalet e Telegram pranë shërbimeve ruse të sigurisë thanë se trupi i tij u zbulua nga një agjent i SVR, shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë.
Siç bëhet e ditur, 64-vjeçari ishte një ish-zëvendës president i Yukos, gjiganti i naftës që u shpërbë dhe pasi pronari i saj miliarder Mikhail Khodorkovsky u burgos pasi sfidoi Vladimir Putinin.
Ai është i fundit nga gati një duzinë drejtuesit rusë të energjisë që kanë vdekur në rrethana misterioze gjatë dy viteve të fundit.



Të tjera
5 shenjat që tregojnë se vuani nga “depresioni dimëror”
Ura mbi lumin Ibër, lëshohet sot për qarkullim
Bruksel mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Osmani përfaqëson Kosovën