“Një veprim që do të hyjë në histori”, Sergio Ramos u provokua keq nga kundërshtari – reagimi i tij ka befasuar të gjithë

Monterrey, skuadra ku po luan aktualisht Sergio Ramos, u mposht me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Tigresit.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit e hapi serinë e golave nga pika e bardhë në minutën e 51-të, por vendasit fituan pas dy golave të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes.

Teksa Sergio Ramos po përgatitej të ekzekutonte penalltinë, portieri i Tigres, Nahuel Guzman bëri një gjest tejet të pazakontë.
Ai i ktheu shpinën legjendës spanjolle në përpjekje për ta frikësuar atë, por më pas u rikthye në pozicionin e tij normal dhe spanjolli e konvertoi penalltinë në gol.

“Gjesti i Guzman do të mbetet në histori për këto ndeshje. Nuk është hera e parë që portieri bën gjeste të tilla për të shpërqendruar gjuajtësin, por ai nuk e ka kthyer kurrë shpinën në një moment kaq të rëndësishëm”.

“Gjesti i tij tërhoqi qindra kritika në rrjetet sociale për përpjekjen për të destabilizuar një lojtar që ka luajtur kaq shumë herë në Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës dhe çdo herë ka treguar qetësi të madhe në situata ekstreme ”, ka shkruar Marca.

Guzman, i cili është pjesë e Tigresit që nga viti 2014, ka gjashtë ndeshje me kombëtaren e Argjentinës gjatë periudhës 2014-2017, teksa ishte i ftuar edhe për Botërorin e vitit 2018.