Fermin Lopez ka pasur një vit fantastik me Barcelonën, por ai shumë lehtë ka mundur të përfundojë në La Liga 2.
Duke folur në një intervistë të fundit me Radio Catalunya, Fermin Lopez reflektoi mbi ndryshimin e shpejtë në karrierën e tij gjatë vitit të kaluar.
21-vjeçari e mbylli sezonin e tij debutues si një nga golashënuesit më të mirë të katalanasve, me një numër mbresëlënës prej 11 golash në 43 ndeshje, dhe tani po shkon drejt Euros me Spanjën.
Por e gjithë kjo mund të mos kishte ndodhur, siç e pranoi vetë Fermin.
“E vërteta është se vitin e kaluar doja të largohesha nga Barça për një klub të divizionit të dytë. Ishte një hap i mirë për karrierën time në atë kohë, por klubi më bindi të qëndroja për një javë para-sezonale”.
“Xavi më besoi mua dhe gjithçka shkoi mirë pas kësaj”, ka thënë Fermin Lopez.
Të tjera
Sveçla i uron qytetarët për hapjen e urës së re mbi Ibër
11 palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza, numri total arrin në 300
Bahtiri hyn fort i lumtur në kuvend – arsyeja është hapja e urës së re në Mitrovicë