Sot shënohet një vit nga momenti historik kur Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e saj të dytë olimpike.
Më 28 korrik 2024, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, xhudistja kosovare rrëmbeu medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kg, duke konfirmuar edhe një herë vendin e saj mes më të mirave në botë.
Megjithëse e argjendtë, për shumëkënd në Kosovë kjo medalje shkëlqeu si ari, për shkak të luftës, përkushtimit dhe krenarisë që Krasniqi e shfaqi gjatë gjithë garës.
Lajmin për përvjetorin e kësaj arritjeje e ka rikujtuar Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë theksuar se e argjendta e saj në Paris 2024 shkëlqente si ari.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar