Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar veprimtarin dhe udhëheqësin e Qendrës për Informim të Kosovës, Enver Maloku, në 27 vjetorin e vrasjes së tij.
Osmani tha se Maloku, besoi te fuqia e fjalës, te dialogu dhe te vizioni Rugovian i lirisë, një Kosovë e lirë, demokratike dhe e orientuar drejt Perëndimit, transmeton KosovaPost.
“Ai ishte zëri i urtësisë dhe i dinjitetit në kohët më të rënda për Kosovën, arkitekt i komunikimit politik që e çoi të vërtetën tonë përtej kufijve”, tha Osmani.
Tutje, shefja e shtetit theksoi se Maloku i shërbeu atdheut me integritet dhe përkushtim, duke lënë gjurmë të thella në rrugën tonë shtetformuese.
“Vrasja e Enver Malokut është krim që ende kërkon vënien e autorëve para drejtësisë. Është obligim i institucioneve të drejtësisë dhe borxh ndaj zërit të së vërtetës sonë. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, deklaroi ajo.




Të tjera
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve
Aspirina nuk rekomandohet për të moshuarit që s’kanë faktorë rreziku