Këshilltarja për politikë e ekonomi në ambasadën amerikane në vend, Amy Reichert, ka vizituar Manastirin e Deçanit.
Atje u prit nga kleriku i manastirit nga i cili dëgjoi shqetësimet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, ndërsa i riafirmoi mbështetjen amerikane për lirinë fetare e bashkëjetesën mes komuniteteve në Kosovë.
“Gjithmonë kënaqësi të vizitosh Manastirin e Deçanit — një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këshilltarja jonë Politike-Ekonomike Amy Reichert vizitoi dhe u takua me Atin Sava për të mësuar më shumë rreth historisë së këtij vendi të jashtëzakonshëm të trashëgimisë kulturore dhe për të dëgjuar shqetësimet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ajo riafirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për lirinë fetare dhe bashkëjetesën paqësore për të gjitha komunitetet në Kosovë”, tha ambasada në njoftim.



Të tjera
Të gjithë duan të më shkarkojnë, apo jo?
Trajtimet që ndihmojnë për një lëkurë dhe flokë të shëndetshme
Tiparet që i dallojnë njerëzit e edukuar dhe të sjellshëm