Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, tha se ka versione të ndryshme të palëve në vizitën e saj të paparalajmëruar në veri të vendit ku u deklarua për mediat atje.
Ajo tha se vizita në veri është e rëndësishme sepse “shohim shumë narrativa të ndryshme dhe është e nevojshme të jemi dëshmitarë vetë se çfarë po ndodh në terren dhe çfarë po thonë njerëzit”.
“Mendoj se këto janë informacione jashtëzakonisht të rëndësishme për mua që ta kuptoj më mirë situatën, sepse shohim që njëra palë thotë një gjë dhe pala tjetër thotë diçka tjetër. Por mendoj se forcat ndërkombëtare që janë këtu po japin një pasqyrë mjaft të saktë dhe është gjithashtu e rëndësishme të flasim me njerëzit në vend”, tha Kallas, raporton Gazeta Express.
Ajo shtoi: “Dhe më pas mund të shohim se çfarë mund të bëjmë më shumë në mënyrë që e ardhmja të jetë e begatë, e sigurt dhe e qetë për të gjithë në Kosovë”.
“Gjithashtu u takova me përfaqësues të shkollave këtu për të kuptuar situatën dhe për të biseduar drejtpërdrejt me njerëzit, për të parë me sytë e mi se çfarë po ndodh. Ata, natyrisht, janë në lëvizje dhe unë kam folur me KFOR-in, gjithashtu edhe me misionin e EULEX-it, për të marrë përshtypjet e tyre për situatën në terren”.
Të tjera
Çka e shtyri në vetëvrasje shqiptarin në anijen hotel në Angli? Publikohet raporti 65 faqësh
Arrestohet 26-vjeçar në Selanik, akuzohet për përdhunimin e një vajze në hotel
Ozil: Kur u ngrit lart aeroplani teksa po largohesha nga Madridi, fillova të qaja