Njëri nga të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Lika është djali i një zyrtari policor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një arrestim të ri që lidhet me hetimet në vazhdim për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, ngjarje që ka tronditur vendin dhe ka mobilizuar institucionet e sigurisë në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një person i cili është djali i një zyrtari policor.

Njëri nga 7 të arrestuarit në lidhje me vrasjen e policit Muhamet Lika, është djali i një zyrtari policor.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Sipas tij, është bastisur shtëpia e këtij të dyshuari dhe është sekuestruar arma zyrtare e babait të tij, me qëllim të verifikimit të mundshëm të përdorimit të saj në këtë rast apo në ndonjë rast tjetër.

“Me qëllim të identifikimit të çdo mundësie është sekuestruar arma e tij zyrtare. Prandaj mbetet për tu verifikuar mos rastësisht është përdor në këtë rast apo në raste të tjera”, ka thënë Hoxha.