TESE PËR PJESEMARRJE
Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë, e që do t’u ofrohen njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të Forcës Italiane të Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR).
Vlera e parashikuar e kontratës: 447,125.00 €. Kohëzgjatja e shërbimit: 12 muaj duke filluar nga muaji i pare pas nënshkrimit të kontratës, me mundësinë e një zgjatjeje tremujore.
Qendra Administrative e Intendencës njofton kompanitë e interesuara se është qëllim i Forcës Italiane të Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR – KOSOVO) të vazhdojë me perzgjedhjen e shërbimit të qirasë së automjeteve pa shofer për të përmbushur nevojat e lëvizshmërisë së Komponentëve/Njesive të saj, sipas menyres dhe brenda afateve të cekura më poshtë.
Karakteristikat e Automjeteve
Kontingjenti italian kërkon të paktën:
– 2 (dy) automjete pasagjerësh komercialë në kategorinë SUV “Premium”, të referuara si Grupi “A”;
– 42 (katerdhjetë e dy) automjete pasagjerësh komercialë (sedan/pickup/SUV/crossover kompakt me 3 vëllime), nga të cilat të paktën 3 janë automjete pickup, të referuara si Grupi “B”;
– 2 (dy) automjete tregtare të tipit furgon me karroceri të mbyllur për transportin e materialeve, të referuara si Grupi “C”;
– 3 (tre) automjete tregtare pasagjerësh për transportin kolektiv të të paktën 15 pasagjerëve, siç janë minibusët, të referuara si Grupi “D”;
– 5 (pesë) automjete tregtare pasagjerësh të kombinuara për transportin e përzier të materialeve dhe pasagjerëve, me deri në 9 vende, të referuara si Grupi “E”.
Shërbime shtesë të detyrueshme
Në tarifën/qmimin mujorë të qirasë përfshihen:
– mirëmbajtje e zakonshme dhe e jashtëzakonshme e nevojshme për funksionimin e duhur të automjetit;
– inspektimi periodik i automjetit;
– ndihmë/asistence rrugore me zëvendësimin e automjetit në të gjithë zonën operative (Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë);
– zëvendësim i gomave (me heqje dhe montim), duke përfshirë gomat e dimrit;
– pajisjet në makine (fikës zjarri, xhaketë me dukshmëri të lartë, komplet fryrjeje gomash nëse nuk përfshihet goma rezervë, trekëndësh paralajmërues);
– disponueshmëri e menjëhershme e një automjeti zëvendësues në rast të mosfunksionimit të automjetit me qira;
– menaxhim i plotë administrativ dhe tatimor;
– mbulim gjithëpërfshirës sigurimi (llojit “kasko”), për mbulim të plotë në rast të një aksidenti rrugor ose dëmtimi të automjetit;
– menaxhim administrativ dhe procedural i kërkesave;
– emërimi i një personi të dedikuar kontakti për të gjitha nevojat operative dhe administrative që lidhen me kontratën dhe menaxhimin e shërbimit.
Dorëzimi i Automjetit
Dorëzimi i automjetit duhet të bëhet në bazën “Camp Villaggio Italia” (CVI) në Belo Polje, Pejë, dhe në bazën “Camp Film City” (CFC) në Pristinë, varësisht nga njësia e destinacionit të automjetit të marrë me qira.
Kërkesat për Pjesëmarrje
Kompanitë që plotësojnë kërkesat e mëposhtme do të pranohen për të marrë pjesë në procesin e prokurimit/gares:
- përshtatshmëria profesionale:
-të qenit i regjistruar në listën e kompanive të autorizuara për të ofruar profesionalisht shërbime per qira makinash;
-të mos ketë pasur një ose më shumë nga arsyet e mëposhtme të përjashtimit:
-që ka kryer, përfshirë edhe nëpërmjet organeve të saj korporative, shkelje të rënda në çështjet penale, civile dhe administrative;
-shkelje të rënda profesionale;
-të qenit në gjendje falimentimi, likuidimi gjyqësor, likuidimi të detyrueshëm ose ne marreveshje falimentimi/likuidimi.
b. kapaciteti ekonomik dhe financiar:
duke arritur në tre vitet para kerkeses per pjesemarrje ne tender/gare një xhiro totale specifike (për kryerjen e një aktiviteti të ngjashëm) prej të paktën 500,000.00 €.
Për t’u pranuar në procedurën e tenderit/gares, kompanitë e interesuara duhet të demonstrojnë se i plotësojnë kërkesat e lartpërmendura duke paraqitur dokumentacion mbështetës të përshtatshëm dhe te parapare.
Kriteret per perzgjedhje të Kontratës
Kriteri i perzgjedhjes së kontratës për shërbimin, është oferta ekonomikisht më e favorshme, e përcaktuar bazuar në raportin më të mirë cilësi/çmim. Për këtë qëllim, ofertës ekonomike (çmimit) do t’i caktohet një vlerë maksimale prej 30 pikësh, ndërsa ofertës teknike (cilësisë dhe karakteristikave e automjeteve të ofruara) do t’i caktohet një vlerë prej 70 pikësh.
Kushtet dhe Afatet për Shprehjen e Interesit
Kompanitë e interesuara mund të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në procesin e tenderit/gares deri në orën 10:00 të 26 shtator-it 2025, duke dërguar një kerkese të shkurtër në adresën e mëposhtme të email-it: cai-canuacquisti@kfor.esercito.difesa.it – kfor.acquisti@gmail.com
Email-i duhet të përmbajë tekstin e mëposhtëm:
Me anë të këtij teksti komunikojmë interesin formal të Kompanisë _________________________________ 1) për të marrë pjesë në procedurën e tenderit/gares të shpallur për caktimin e shërbimit të qirasë së automjeteve pa shofer, që do t’u ofrohet njësive operative, logjistike dhe tekniko-administrative të Forcës Italiane të Ndërhyrjes në Kosovë (ITALFOR). Ftesa për procedurën e tenderit/gares mund të dërgohet në adresën e mëposhtme të email-it: ___________________________ (2). Numri i telefonit të personit kontaktues të kompanisë, të cilit mund t’i kërkohen informacione ose sqarime është
_______________________(3)”
Shenim per perpilim:
(1) Ju lutemi shkruani emrin e kompanisë dhe kodin fiskal;
(2) Ju lutemi cekni adresën e email-it në të cilën dëshironi të merrni ftesën për të paraqitur një ofertë;
(3) Cekni numrin e telefonit të personit të kontaktit të kompanisë.
Dokumentet e mëposhtme duhet t’i bashkëngjiten email-it të mësipërm:
– Certifikatë regjistrimit te biznesit prane ARBK-se në te cilen ceket mundesia e ofrimit, si kompani e autorizuar, e qirasë së makinave, lëshuar nga Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Biznesit (Certifikata e ARBK-se);
– Vertetimin Tatimor te leshuar nga sistemi online i ATK-se:
Gjuhet e perdorura
Italishte/Shqip
Shenim i pergjithshem
Duke pasur parasysh qëllimin informues të këtij njoftimi, ky Autoritet Kontraktor rezervon të drejtën për të ftuar operatorët ekonomikë që gjenden ne Regjistrin e Furnizuesve ne posedim, të cilët nuk kanë paraqitur një përgjigje ndaj kësaj kërkese.
Përgjegjës për procedurën e fazës së perzgjedhjes
Shefi i Sherbimit Administrativ pro tempore, e qe sot identifikohet me:
Nenkolonel com. Marco CAROLLO (e-mail: cai-csa@kfor.esercito.difesa.it)
Kontakti per infomata dhe pyetje
kfor.acquisti@gmail.com – cai-csa@kfor.esercito.difesa.it
PERGJEGJESI PER FAZEN E PERZGJEDHJES
Nenkolonel com. Marco CAROLLO



Të tjera
Tri sekretet për dashuri të përjetshme, sipas ekspertëve
Pse duhet të konsumoni më shumë pemë dhe perime
Kjo është mosha kur bëhemi më pak aventuresk