Njohja e Kosovës shtet i pavarur e sovran nga Siria, ka alarmuar Aleksandar Vuçiqin.
Pafuqia e tij bënë që të jep deklarata se Siria është nën ndikim të madh të Turqisë dhe ky vendim ishte i pritur.
Ngushëllim mundohet të gjejë tek e kallumja kur në pushtet ishte Bashar Al Assad, e që sipas tij ai kishte qëndrim të pavarur e të lirë.
“Lajmi i pritur është njohja nga Siria. Ishte e qartë sa shumë kishte rëndësi qëndrimi i pavarur dhe i lirë i Bashar al-Asadit sa kohë që ai ishte në pushtet. Është e qartë se kur dikush vjen në pushtet që është nën ndikimin e madh të njërit prej vendeve kryesore në rajon, siç është Turqia, nuk është e pavend të theksohet se kjo ishte e pritshme”, ka thënë Vuçiq sot për gazetarët.
The post Njohja e Kosovës nga Siria irriton Vuçiqin: Kërkon k*riminelin Asad dhe su*lmon Turqinë appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Kemi pezulluar nga puna inspektorët, Prokuroria të nisë hetimet
Shenjat që duhet t’i dini për tensionin e lartë të gjakut
Në Prishtinë shemben rrugët, pasi është shembur sistemi