Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur rezerva ndaj njohjes së shtetit të Palestinës në këtë fazë, duke paralajmëruar se një hap i tillë mund të dëmtojë vetë kauzën për krijimin e tij.
Në një intervistë për gazetën italiane La Repubblica, Meloni deklaroi:
“Besoj se njohja e shtetit të Palestinës, pa pasur realisht një shtet të tillë, mund të jetë madje edhe e dëmshme për qëllimin përfundimtar.”
Ajo theksoi se ky nuk është një qëndrim i ri dhe se e ka artikuluar disa herë më parë, përfshirë në Parlamentin italian, si dhe gjatë takimeve me autoritetet palestineze dhe Presidentin francez Emmanuel Macron.
Deklarata e Melonit vjen pak ditë pasi Presidenti Macron njoftoi se Franca synon të njohë zyrtarisht Palestinën si shtet në muajin shtator, një vendim që pritet të pasohet me diskutime të gjera në nivel europian.
Kryeministrja italiane theksoi gjithashtu se, sipas saj, “nëse diçka që në fakt nuk ekziston njihet vetëm në letër, ekziston rreziku që problemi të perceptohet si i zgjidhur, ndërkohë që realisht nuk është.”
Meloni tha se mbështet fuqimisht krijimin e një shteti palestinez, por kundërshton njohjen e parakohshme të tij, përpara përmbylljes së një procesi të qëndrueshëm dhe real për formimin e tij.



Të tjera
Dy filxhanë kafe parandalojnë Parkinsonin
I kërkoi 11.5 milionë euro, qeveria ia ndan vetëm gjysmën e mjeteve KQZ-së
Perparim Rama takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, iu tregon për bllokadat që Qeveria Kurti ia ka bërë Prishtinës