Ambasadori britanik: Jam i tronditur dhe i pikëlluar për v*rasjet e dy grave

Njohja forcon paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria si shtet sovran dhe i pavarur, përcjell KosovaPost.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori Hargreaves tha se kjo shënon një hap të rëndësishëm përpara për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe udhëtimin e saj euroatlantik.

“Mbretëria e Bashkuar me krenari ka qëndruar pranë Kosovës që nga dita e parë dhe ne vazhdojmë t’i inkurajojmë të gjitha kombet të bashkohen me konsensusin në rritje në mbështetje të pavarësisë, demokracisë dhe të ardhmes shumëetnike të Kosovës. Njohja ka rëndësi: ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hargreaves.