Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se njohjet që i merr Kosova nga shtetet e tjera vijnë si rezultat i një pune që bëhet nga disa autorë, duke përfshirë edhe shtetet aleate.
Në emisionin “DPT te Fidani”, ajo ka pohuar se njohja e fundit nga Siria është lajm edhe më i gëzueshëm e i mirë kur vjen nga vetë presidentja Vjosa Osmani, e jo nga faktorë të tjerë.
“Prandaj, meritën për njohje e kanë shumë veta. Unë shumë gëzohem nëse në foton e parë pas një njohjeje të re e shoh politikanin në postin më të lartë të vendit tonë, presidenten e Republikës, sepse ky është normaliteti i shtetit tonë. Ne respektojmë hierarkinë, ne respektojmë institucionet, dhe lajmi që vjen nga goja e presidentes sonë është edhe më i gëzueshëm sesa kur vjen nga kanalet e tjera”, ka thënë Gërvalla.



Të tjera
Vuçiq përfshin sërish Kosovën në strategjinë “Serbia 2030”, përsërit pretendimet territoriale
Largoni erërat e këqija nga kuzhina me limon
“Po t’i kem tri jeta, nuk do të kem atë ndjesi që e kam pasur në luftë”, ushtarja e UÇK-së tani deputete