Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur vendimin e Republikës Arabe të Sirisë për të njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Në një reagim në platformën X, Spiropali e ka cilësuar këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.
“Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë,” ka shkruar ajo, duke theksuar se ky rezultat është pasojë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së miqve ndërkombëtarë.
Siporali ka vlerësuar gjithashtu rolin e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, në realizimin e kësaj njohjeje. “Falënderime edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, për mbështetjen e dhënë në kurorëzimin e kësaj njohjeje,” shtoi ajo.
Ajo ka theksuar se njohjet ndërkombëtare dëshmojnë suksesin e Kosovës në arenën globale dhe theksoi se vendi po forcon gradualisht subjektivitetin e tij ndërkombëtar përmes përpjekjeve të popullit dhe institucioneve për ndërtimin e një shteti demokratik dhe të zhvilluar.



Të tjera
Bizelet e zvogëlojnë stresin
Si të përdorni kondicionerin për të mos harxhuar energji
Kura dyditore me lëng limoni dhe mjaltë për problemet me tretjen